Rritet çmimi i karburanteve në vend
Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka shënuar rritje në 24 orët e fundit. Ekspertët thonë se kjo rritje vjen pasi dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie të kuotës së këmbimit me monedhën shqiptare lek. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë një dollar amerikan këmbehet me 94.4 lekë.
Në të njëjtën kohë edhe çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare vijon të jetë në të njëjtat nivele dhe nuk ka rritje të çmimit. Një faktor tjetër ndikues në çmimin e karburanteve është edhe inflacioni në rritje.
Deri në këto momente kompanite e karburanteve në Shqipëri nuk kanë pasqyruar rënien e çmimit edhe pas këtyre çmimeve. Situata ka ardhur në këtë pikë pasj edhe bordi i trasparencës që përcaktonte çmimet e karburanteve nuk është me funksion. Aktualisht në të gjithë vendin janë gati 820 mijë automjete në qarkullim.