Rritet çmimi i naftës, Rama paralajmëron ndërhyrje konkrete nga shteti: Gati për risi teknologjike

Kryeministri Edi Rama thotë se ekonomia në vend po jep sinjale pozitive, duke reflektuar në rritjen e pagave. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, kreu i qeverisë theksoi se një tjetër prioritet mbeten pensionet, për të cilat qeveria synon rritje të vazhdueshme çdo vit, me objektivin për t’i dyfishuar në afat.

I ndalur më shumë te çmimet e naftës që kanë shqetësuar çepin e shqiptarëve, Rama e lidhi rritjen e tyre me zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht me ndikimin e luftës në Iran. Sipas tij, ekonomia shqiptare nuk është e izoluar dhe goditjet globale reflektohen drejtpërdrejt në tregun vendas, një mësim i nxjerrë nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Kreu i qeverisë tha se pavarësisht sfidave, Shqipëria ka reaguar në mënyrë aktive në situata krize, duke ndërmarrë masa për të mbrojtur qytetarët dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik. Ai përmendi si shembull uljen e çmimit të energjisë, duke e cilësuar vendin si unik në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket tregut të naftës, Rama paralajmëroi ndërhyrje konkrete nga shteti. Ai bëri të ditur se po përgatitet një ndryshim i madh, ku shteti do të ketë rol në garantimin e rezervave dhe në ndikimin e çmimeve, me synimin për t’i mbajtur ato në nivele të arsyeshme. Në këtë kuadër, pritet edhe futja e risive në treg, të lidhura me kapacitete të reja teknologjike, të cilat sipas tij do të ndikojnë në mënyrën e funksionimit të sektorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?