Rritet frikshëm bilanci i viktimave në Itali. 368 të vdekur vetëm këtë të dielë
Në Itali koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish. Ditën e sotme, vetëm në rajonin e Lombardisë, një nga më të prekurit shifrat e viktimave janë 262. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi i autoriteteve të shëndetësisë në Lombardi, Giulio Gallera.
Në total në Itali, vetëm ditën e sotme kanë humbur jetën 368 persona. Por bilanci mund të shtohet deri në ora 24.00.
Që nga dita e parë e përhapjes së koronavirusit dhe deri më sot, Italia numëron në total 1809 viktima.
Korona virusi është përhapur aktualisht në 142 shtete. Numri total i viktimave ka kaluar 6 mijë. Ndërsa numri i të prekurve është 156 mijë.
Ndërkohë në Shqipëri ka vetëm 1 të vdekur dhe 42 persona të prekur. Por akoma nuk kemi hyrë në kulmin e krizës!
Numri i të prekurve në botë: 156 400 persona
Viktima: 6000
Të shëruar: 73 968
Shtete: 142
Lexoni edhe…
Ministria e Shëndetësisë: 42 raste me COVID-19
Rezultojnë pozitivë me koronavirus 2 pjesëtarë të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”
Policia e Shtetit: Të gjitha pikat kufitare që mbyllen me Greqinë dhe Maqedoninë
Urdhri i Ardi Veliut për Policinë: Ja si do të lëvizin automjetet private ditën e hënë
Editorial/Gjermania jep 500 miliardë euro ndihma për biznesin, po qeveria shqiptare?!