Rritet incidenca e të prekurve nga Covid-19, shumica janë të rinj

Janari do mbyllet me numrin më të lartë të infektimeve ditore nga Covid-19. Ekspertët fajësojnë për këtë rritje mosrespektimin e masave në sezonin e festave, ndërsa thonë se aktualisht situata është e qëndrueshme.

”Kjo është varur nga numri i testimeve. Incidenca në Janar paraqet rritje krahasuar me muajin Dhjetor por jemi në situatë të qëndrueshme. Pozitiviteti është rreth 20%, po të shikojmë dhe shtrimet në spital që janë në gjysmë të kapacitetit”.

Shumica e të infektuarve janë të rinj pa simptoma dhe me rrezik të lartë për të përhapur virusin. “Ka një rritje të incidencës tek moshat e reja, e kalojnë pa shenja sëmundjen por kanë një ndikim të madh në transmetueshmëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ekspertët janë të mendimit se respektimi i masave do të çonte në ulje të rasteve. ”Duhen respektuar nga 95% e popullatës për të patur efekt maksimal dhe pse ka filluar vaksinimi nuk ka vend për eufori”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?