Rritet me 50 lekë çmimi i biletës në linjën Tiranë-Durrës
Rritja e çmimit të naftës është reflektuar edhe në atë të biletave të autobusëve. Rritja e parë është shënuar në linjën e transportit interurban Tiranë-Durrës. Nga 150 lekë të reja që paguhej më parë për të udhëtuar nga Tirana drejt Durrësit apo anasjelltas, tashmë qytetarët duhet të paguajnë 200 lekë.
Pas vendimit të Bordit të Administrimit të Karburanteve, pikat e karburanteve në të gjithë vendin kanë ulur edhe më tej çmimin e produkteve të tyre.
Në disa prej pikave të kompanive të ndryshme të furnizimit me naftë, çmimi është 217 lekë/litër. Deri më 15 mars çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 217 lekë për lirë, ndërsa gazi do të shitet 93 lekë për litër. Pas kësaj date, Bordi do të mblidhet sërish për të vendosur ndryshimet e mundshme. Gjithsesi, edhe ky çmim konsiderohet i lartë. Deri më 23 dhe 24 shkurt, nafta shitej me rreth 180 lekë për litër.
KOHA JONË SONDAZH

