Rritet niveli i Vjosës, del nga shtrati në Urën e Mifolit

Situata në zonën e Vlorës nga dalja e Vjosës është si ajo e dhjetorit. Deri në këto momente, 7 banesa janë nën ujë. Prurjet e Vjosës janë të shumta, ndërkohë banorët e fshatrave Fitore, Novoselë dhe Bishan kanë nisur evakuimin dhe largimin e gjësë së gjallë.

Shtabi i Emergjencave Civile po monitoron situatën që prej mbrëmjes së djeshme. Prefekti i Vlorës shprehet se është e njëjta situatë si e dhjetorit.

Niveli i Vjosës është afër kuotave maksimale të përmbytjeve. Banorët shprehen se për një orë niveli është rritur me 1 metër dhe nëse do të rritet dhe 90 cm, lumi përmbyt gjithçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përfundimit të takimit të Shtabit të Emergjencave në Vlorë e Fier, Forcat e Armatosura kanë nisur evakuimin e disa familjeve në Novoselë dhe Ferras.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të angazhuar në evakuim janë mbi 100 efektivë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?