Rritet nota mesatare për në universitet: Ç’pritet të ndodhë me maturantët?

Drejtoresha e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Zamira Gjini, tregoi për Top Channel se këtë vit do të rritet nota mesatare për pranimin në universitet. Për maturantët që duan të studiojnë në programet e mësuesisë, nota mesatare është rritur nga 7 në 7.5, ndërsa për programet e tjera nga 6 në 6.5.

“Ne kemi bërë një studim në lidhje me numrin e maturantëve që sa ndryshon nëse do të rritet nota mesatare. Pasi ne do e rrisim këtë vit, por vitin tjetër mund ta rrisim edhe më shumë,” tregoi ajo. Përsa i përket mënyrës si do të ndikojë një vendim i tillë te maturantët, Gjini theksoi se “janë të paktë nxënësit që do të preken nga një vendim i tillë.”

Një pjesë e tyre ndihen skeptikë dhe të painformuar, por pjesa tjetër e mbështet këtë vendim. Këtë vit, maturantët do të testohen vetëm në një lëndë me zgjedhje, por përmbajtja do të jetë më e thelluar se më parë. Për shembull, nëse dikush jep provim kiminë, do të testohet për kimi bërthamë dhe për kimi të thelluar. Provimet e maturës nisin më 7 qershor dhe përfundojnë më 24 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?