Rritet numri, Bino tregon sa persona nga stafi mjekësor janë me Covid-19

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka bërë me dije se 41 prej 383 të prekur në Shqipëri janë staf mjekësor nga Tirana, Durrësi, Korça dhe Lushnja. Sipas Binos, gjysma e mjekëve të prekur nga virusi janë shëruar plotësisht. E pyetur mbi gjendjen shëndetësore të anëtarëve të Task-Forcës të prekur nga COVID-19, specialistja e ISHP-së Silva Bino tha se janë mirë. ”Informacionet janë dhënë vazhdimisht për anëtarët e Task-Forcës. Unë mendoj se kjo është për të shuar kuriozitetin, dhe mendoj se nuk është mirë që t’i përmendin sepse janë njerëz se pavarësisht se kanë qenë ata persona me sëmundje kanë vazhduar të japin kontributin e tyre nga shtëpia dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

SHKARKO APP