Rritet numri i aksidenteve, policia: Shkak shpejtësia

Muaji gusht është edhe periudha që shënon pikun e sezonit turistik, e si pasojë regjistrohet edhe numri më i madh i makinave në qarkullim. Policia Rrugore ka marrë masa për të garantuar sigurinë veçanërisht në segmentet e rrezikshme që janë burim aksidentesh.

Shefi i trafikut për Tiranën, Taulant Gjoka, thotë se edhe këtë vit problem mbetet shpejtësia e madhe. Përgjithësisht moshat e reja janë më të prirura për të shkelur normat e lejuara të shpejtësisë. E ndërkohë që numri i personave që udhëtojnë drejt jugut të vendit vjen duke u rritur, sipas ekspertit të sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, një tjetër problem janë edhe punimet në rrugë.

Hoxha shton se edhe pse faktorët që ndikojnë në rritjen e aksidenteve rrugore janë të shumta, faktori kryesor mbetet ai njerëzor. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 6-të mujorit të parë të 2018, kanë humbur jetën 98 persona në aksidentet rrugore të ndodhura në akse të ndryshme të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?