Rritet numri i infeksioneve të reja në botë nga Covid-19, sa kanë shkuar shifrat e infektimeve dhe viktimave
Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në botë është 2,639,126.
Ndërsa numri i atyre që kanë humbur jetën është rritur dhe ka kapur shifrën 184,267. 722,303 është shifra e atyre që kanë arritur që të mposhtin Covid-19.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u regjistruan 1738 vdekje nga Covid në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e viktimave në mbi 47,681që nga shpërthimi i pandemisë kurse numri i përgjithshëm i infeksioneve është rreth 849,092.
Ndërkohë në Itali numri total i të infektuarve ka arritur në 187,327, ku 54,543 janë shëruar dhe 25,085 kanë ndërruar jetë.
Në Spanjë janë prekur nga Covid-19 208,389 persona, ku 21,717 jan viktima dhe 85,915 kan mposhtur virusin.