Rritet numri i pacientëve të intubuar! Tirana e Kruja vatrat më të nxehta
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se situata në spitalin Infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar. “Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste pozitiv me Covid-19 nga 34 testime që janë bërë ditën e djeshme. Mësohet se një grua ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv në QSUT.
Shifrat janë në përditësim, pasi ende nuk kanë dalë të gjitha përgjigjet e analizave. Prej disa ditësh në vendin tonë janë raportuar humbje jete, ndërsa shtohen edhe rastet e personave të infektuar.