Rritet numri i shteteve që pezullojnë vaksinën AstraZeneca, Tajlanda i bashkohet listës

Tajlanda ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke u bashkuar me një numër vendesh evropiane që kanë marrë këtë vendim pas raporteve të mpiksjes së gjakut në disa njerëz. Kryeministri Tailandez Prayuth Chan-ocha do të merrte vaksinën AstraZeneca, por ky vendim u anulua më pak se një orë para orës së caktuar.

Danimarka, Norvegjia dhe Austria janë ndër vendet që kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës, pas raporteve të mpiksjes së gjakut në disa njerëz që e kishin marrë atë. Vaksinës i është dhënë një dritë jeshile nga disa rregullatorë, përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Tajlanda filloi fushatën e saj të vaksinimit muajin e kaluar me 200,000 doza të vaksinës Sinovac të Kinës.

Ndërkohë kujtojmë se më herët gjatë ditës, edhe Italia pezulloi përdorimin e kësaj vaksine pasi tre njerëz humbën jetën sapo ishin vaksinuar.joq

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?