Rritet rreziku nga përmbytjet – Veprat mbrojtëse të pa rehabilituara
Veprat mbrojtëse nga përmbytjet në vend janë në kushte emergjente. Organizatat e shoqërisë civile pas një studimi të kryer të kushteve në të cilat gjendet vendi ynë përballë riskut nga fatkeqësitë natyrore, rekomandojnë rehabilitimin e të gjithë argjinaturave dhe përafrimin e legjislacionit me direktivat europiane.
Për Drejtorin e Emergjencave Civile, Haki Çako problematikat e shkaktuara nga përmbytjet do të gjejnë zgjidhje në projektligjin që po hartohet, ku po përfshihen të gjithë aktorët.
Ende nuk ka një faturë për dëmet që janë shkaktuar vitet e fundit por më e rrezikuara mbeten sërish Shkodra dhe jugu i vendit. Për përballimin e emergjencave civile këtë vit janë akorduar nga qeveria 479 milion lekë.
KOHA JONË SONDAZH

