Rritet sërish numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat 21 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke shënuar sërish rritje.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 2 persona, ndërsa sërish nuk ka pasur asnjë humbje jete. Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Swiss Digital Desktop Reklama

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2451 testime, 2 të shëruar dhe 21 raste të reja në 24 orët e fundit

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 21 qytetarë në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      21

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2451

Testime totale             855,993

Raste pozitive             132,686

Raste të shëruara        130,074

Raste Aktive                     156

Humbje jete                   2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              62

Vlorë                17

Elbasan            14

Fier                  14

Shkodër            13

Durrës              13

Lezhë                11

Korçë                5

Kukës                5

Gjirokastër        2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?