Rritja e çmimeve, çdo familje do nxjerri nga xhepi 80 euro më shumë çdo muaj

Me rritjen e energjisë energjitike, familjet shqiptare do të detyrohen që të paguajnë kosto ekstra. Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, thotë se ”Nëse çmimi i energjisë do të rritet me vetëm 2 euro, atëherë efekti domino që ajo do të japë në të gjithë sektorët e tjerë do i detyrojnë familjet shqiptare të nxjerrin 70-80 euro më shumë nga xhepi çdo muaj”.

Çmimet e rritura të naftës dhe benzinës kanë dhënë efektet e para, me shoqatën e transportuesve që janë shprehur për rritjen e çmimit të biletës nëse nuk ndihmohen nga qeveria. Kryeministri Edi Rama duke iu referuar çmimit të energjisë u shpreh se qeveria e ka rritur atë vetëm njëherë në 2015-ën, por duke mos e konfirmuar nëse do rritet sërish.

Po ashtu Çoçoli thotë se qeveria duhet të shmangë me çdo kosto rritjen e energjisë elektrike. ”Edhe me këto çmime energjie që kemi janë 200 mijë familje shqiptare që nuk i përballojnë dot dritat. Nuk është eficente për mua që të bëhet një paketë sociale për të mbrojtur këto familje, ndërkohë që pasojat do t’i vuajnë të gjithë familjet e tjera. Do ishte më mirë nëse bëheshin disa sakrifica nga buxheti i shtetit, se sa të rriten çmimet”.

SHKARKO APP