Rritja e çmimeve, nesër Task-Forca në gjithë vendin
Aktualitet E Shtunë, 14 Mars 2020 19:57
6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime janë kapur me çmime abuzive ndaj qytetarëve. Rastet, njofton ministria e Financave dhe Ekonomisë janë konstatuar pas denoncimit të qytetarëve. Që nga dita e nesërme, në qytetet kryesore të vendit do të jenë në terren Task-Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së për të kontrolluar situatën dhe çmimet me qëllim shmangien e abuzimeve.