Rritja e çmimeve rrezik për ekonominë, Sejko: Situatë kalimtare

Përmirësimi i situatës ekonomike si dhe konsolidimi i mëtejshëm i saj, sipas Bankës së Shqipërisë do të kërkojnë kthim në normalitet të masave mbështetëse që janë marrë që prej 2020, siç është ulja e normës bazë të interesit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha në konferencë se reduktimi i stimulit monetar do të garantoj rritje të qëndrueshme ekonomike. Edhe pse çmimet konsiderohen rrezik, guvernatori i qëndroi deklaratës që ky shtrenjtim do të jetë kalimtar.

“Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se materializimi i skenarit bazë, ai i konsolidimit të mëtejshëm të rimëkëmbjes dhe forcimit të presioneve të brendshme inflacioniste do të kërkojë normalizimin gradual të politikës monetare gjatë tremujorëve në vijim. Përmirësimi i gjendjes së likuiditetit në sektorin bankar do të mundësojë adoptimin e formës tradicionale të ankandeve të injektimit të likuiditetit në sektorin bankar, duke filluar nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm. Reduktimi gradual i stimulit monetar do të garantojë respektimin e objektivit tonë të inflacionit dhe do të krijojë premisa për një rritje më të qëndrueshme ekonomike në afatin e mesëm e të gjatë”.

SHKARKO APP