Rritja e çmimit për një patentë automjeti në Shqipëri, ja çfarë ndodh në rajon

Ndryshimi i çmimit të marrjes së një patente, ka shkaktuar reagime të shumta. Vlera prej 85 mijë lekësh u vendos pas një marrëveshje mes shoqërive të interesit dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në Kosovë, ky kurs kushton 574 euro, përfshirë certifikatat shëndetësore e deri tek aplikimi për marrjen e kartës. Në Maqedoninë e Veriut, një i ri për vetëm 520 euro, mund të marrë patentën për klasin B.

Nëse bëjmë një krahasim me Italinë dhe Greqinë, vende anëtare të Bashkimit Europian, shifra është shumë herë më e lartë. Kursantët duhet të paguajnë mbi 1000 euro, për teorinë dhe praktikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Serbia është një nga vendet e rajonit që ka çmimet më të larta të marrjes së patentës, por sërish nuk e kalon Shqipërinë. Kostoja për trajnimin e plotë të një shoferi të ri në teori dhe praktikë është rreth 630 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?