Rritja e çmimit të karburantit, Panariti: Dyfish më shtrenjtë për shqiptarët e varfër sesa në Amerikë

Edmond Panariti, nga Partia e Lirisë thotë se sot në Shqipëri çmimi i naftës është dyfish më i shtrenjtë se në Amerikë, ndërsa këtu, Bordi fiksoi çmimin prej 220 lekë litri. Ish-ministri sjell në fokus sesa është çmimi i naftës në Amerikë, ku një litër shitet më pak se një dollar. Sipas Panaritit, çmimi i naftës është dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër.

”Për herë të parë 1 gallon naftë në Amerikë sot e enjte 11 Gusht, u shit poshtë 4 dollarë. 1 gallon ka rreth 3,8 litra.

Pra sot , një litër naftë në tregun Amerikan është pak më shumë se 1 dollar, ose 120 lekë litri.

Po sot bordi fiksoi çmimin e naftës te ne, në 220 lekë litri. Pra rreth dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër”.

SHKARKO APP