Rritja e infektimeve, Brataj shpjegon pse nuk u ndryshuan masat

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon pse Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i ndryshoi masat shtrënguese, pavarësisht rritjes së infektimeve me Covid-19 në vendin tonë.

“Masat merren gjithmonë në kuadrin e indikatorëve të epidemiologjisë. Duhet pasur parasysh që gjatë një pandemie, ndryshon edhe roli i indikatorëve. Në këtë periudhë nuk ke pse merr masa shtrënguese, pavarësisht shtimit të rasteve, kur numri i të shtruarve në spital është më pak se 200. Është një proces dinamik, që vlerësohet çdo ditë. Ne po mblidhemi pothuajse çdo javë dhe i përshtasim masat”, u shpreh Brataj.

Sipas tij, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për t’u vaksinuar. “Unë shpresoj më shumë të ndërgjegjësimi i qytetarëve, të cilët po e shikojnë punën e mjekëve dhe spitaleve. Sa më shumë të mbrohemi, aq më mirë. Për ne, është disfatë që të humbim jetën për një vaksinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?