Rritja e numrit të të infektuarve nga koronavirusi, Brataj: Qytetarët dhe mjekët ulën disi vigjilencën pas përfundimit të izolimit

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se pas përfundimit të izolimit nga Covid-19, tek qytetarët dhe te mjekët ra vigjilenca disi dhe kjo shtoi rastet e të infektuarve me koronavirus.

Brataj tha se gjithsesi duhet vlerësuar puna e mjekëve që punojnë 24 orë për qytetarët, duke shtuar se duhej më shumë monitorim të situatës pas daljes nga izolimi për shkak të pandemisë.

Disi njerëzit u qetësuan fillimisht. Ka natyrisht një rritje të të infektuarve. Unë jam treguar kritik ndaj kolegëve. Dalja nga situata e koronavirusit shkaktoi një relaksim tek bluzat e bardha. Kjo ulje e vigjilencës çoi në këtë infektim më të lartë në numër të njerëzve.

Duhet të bëhet puna vetë, pa pritur që të vijnë kontrolle. Ulja e vigjilencës në spitale apo në institucione të tjera është e pafalshme. Por nga ana tjetër janë njerëz që janë sfilitur, punojnë me turne për 24 orë. Duhet që të monitoronin situatën, në rast se shikojnë se çfarë po ndodh, duhej kontrolluar gjithçka”, tha Brataj.

Rritja e numrit të të infektuarve,Brataj: Qytetarët dhe mjekët ulën disi vigjilencën

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pohoi se rastet e shfaqura në QSUT me koronavirus nuk mund të tregojnë se spitali është kthyer në vatër të infeksionit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ Brataj sqaroi edhe disa nga arsyet që mund të kenë çuar në përhapjen e virusit. Sipas tij, me lëhtësimin e masave, qytetarët kanë neglizhuar edhe masat duke bërë që dhe rastet të shfaqen dhe në spital, siç është dhe Spitali Francez.

“Unë nuk jam politikan, por tri pikat që përmendi zoti Koduzi, gjithsecili ka këndvështrimin e vet. S’ka asnjë strukturë që nuk u infektua. Spitali nuk është kamp. Ne patëm nga 8 marsi dhe këtij persona të infektuar. U ndërprenë të gjitha aktivitete e programuara. Spati pacientë në repartet tona që të trajtoheshin, si nga frika. Spitali francez, apo Hematologjia, ishin mbyllur 2 muaj. Si u përhap infeksioni? Me neglizhencën e masave, ku 2-3 persona futen brenda. Spitali Francez ka të bëjë direkt me sytë ku kontakti është i drejtpërdrejtë. Në një supermarket apo lokal ka grumbullime. Kur ju thua; Ju lutem ruani distancën, ata e shohin”: Akoma po na gënjeni ju?! S’mund të thuash që 9 veta që pati në QSUT, është një vatër. Italia pati 25 mijë personel mjekësor të infektuar. Pse nuk flasim dhe themi; kemi më pak nga të gjithë të vdekur.”, tha Brataj.

SHKARKO APP