Rritja e numrit të vrasjeve/ Dogjani: Alarmante! Krimet po sjellin pasiguri tek qytetarët
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka komentuar vrasjet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur në vendin tonë ditët e fundit.
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, Dogjani është shprehur se është rritur pasiguria tek qytetarët.
Më tej ai thotë se policia e shtetit në vendin tonë është e politizuar dhe se kemi mungesë transparente nga kjo e fundit.
“Vrasjet kanë qenë agresive dhe tepër të dhunshme, i kam paralajmëruar herët për shkak të ndikimit të strukturave të shtetit në trafikimin e lëndëve të ndryshme. Mafia nuk ka asnjë më shumë sesa ekzekutimeve mafioze për shkak të interesit, për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike. Kemi të bëjmë me krime që po sjellin pasiguri tek qytetarët. Kemi krim të organizuar sepse ne nuk kemi një policia e cila është e aftë apo e zonja. Policia merret më shumë me punë të tjera. Kemi politizim të policisë po edhe rolin e policisë së shtetit në funksion të politikës.
Përdorimi i elementëve kriminalë në fushatë zgjedhore, ku grupe të organizuara u vunë në funksion të partisë Socialiste për të marrë pushtetin. Situata në Shqipëri është alarmante. Kemi mungesë transparente nga policia e shtetit, Sot nuk bëhet asgjë për parandalimin e krimit. Problem që çoi në vrasje, nuk kishte lindur sot, ata kishin konflikt. Policia duhet ta kishte evidentuar. Për këtë ngjarje duhet të mbajnë përgjegjësi nga i pari tek i fundit.
Sot qytetari nuk ka besim tek policia, sepse kur shikon se polici shkon dhe kërcënon qytetarin për një punë, për hedhje vote, atëherë e humb besimin. Kur qytetari sheh se ka persona me precedent penalë në polici.”