Rritja e pagave, Damian Gjiknuri: Vlen për ruajtjen e burimeve njerëzore në administratë, fenomen problematik ikja e specialistëve

Sekretari organizativ i PS-së, Damian Gjiknuri thotë se rritjen e pagave nuk e lidh me zgjedhjet e 14 Majit, por me ruajtjen e burimeve njerëzore në administratë në një kohë kur ka largim të specialistëve, e cila është kthyer në një fenomen problematik.

”Synimi për rritjen e pagave ka kohë, vjet është deklaruar që pas llogarive financiare të vendit pas vitit ku pati dhe rritje të inflacioni u tha që do kemi rishikim të ardhurave të administratës. Pse tani? Unë nuk dua ta lidh vetëm me zgjedhjet. Çdo qeveri kur është në pushtet siç ka benefitet ka dhe kostot.

Berisha në 2009 nxori 20 ligje para zgjedhjeve. Opozita ka gojën pa fre, mund kritikojë gjithçka të premtojë gjithçka. Adresimi i çështjes së pagave ka të bëjë me ruajtjen e burimeve njerëzore në administratë, për inkurajimin e tyre, është për forcimin e shtetit, është fenomen problematik ikja e specialisteve nga administrata. Ikja e ka bjerrë aftësinë e shtetit për të administruar procese komplekse”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP