Rritja e pagave, mësuesit janë të zhgënjyer

“Nuk do të dëshironim të krahasoheshim me mjekët por as të nënvlerësohemi si profesion. Ne jemi po aq përballë riskut sa edhe mjekët që punojmë me shumë fëmijë, takojmë shumë prindër, pra jemi të rrezikuar ndaj Covid-19”, thotë Alma Lama, kryetare e Sindikatës së Arsimtarëve.

Drejtues të sindikatës deklarojnë se kryeministri Edi Rama nuk e mbajti premtimin me rritjen 15% të pagave të arsimtarëve. Sipas tyre, mësuesit vijojnë të kenë pagat më të ulëta në rajon.

”70-80 mijë lekë në muaj do të ishte një pagë që do ta kënaqte mësuesin shqiptar. Me rritjen 15%, do të shkojë deri në 60 mijë. Nuk u mbajt premtimi për rritjen 40% të pagës. Kjo rritje po bëhet në prag të zgjedhjeve dhe jo e shtrirë në kohë”, shtoi Lama.

SHKARKO APP