Rritja e pagave për gjyqtarët, Berisha akuzon Ramën: Synon të blerë Kushtetuesen

Sali Berisha thotë se projektligji për rritjen e pagës së gjyqtarëve është një mënyrë e kryeministrit Edi Rama për të blerë Gjykatën Kushtetuese.

Ai hodhi akuza edhe në drejtim të bashkëshortes së Enkelejd Alibeajt, Marsida Xhaferllari, sipas së cilit në mënyrë anti-kushtetuese mban anën e kreut të qeverisë. Në këtë formë, shpjegon edhe votën pro të Lulzim Bashës për rritjen e pagës.

“Një pjesë e tyre (anëtarët e Gjykatës Kushtetuese) s’kanë qenë në sallën e gjyqit, ka një ndikim më të madh se ç’duhet të ketë në atë gjykatë dhe në të gjitha vendimet, ajo (Marsida Xhaferllari) është renditur me Edi Ramën në mënyrën më anti-kushtetutese, mendo në qëndrimin për mandatin e Olta Xhackës, ka disa zonja aty që s’janë ulur kurrë në sallën e gjyqit. Vendimi ishte për të blerë Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha për ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse Lulzim Basha iu bashkua me votat që ka, Partia Socialiste kërkoi shtyrjen për në seancën e radhës të projektligjit për rritjen e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Numrat e pamjaftueshëm për të bërë 84 vota, detyroi PS që të kërkojë shtyrjen e p/ligjit për rritjen e pagave të anëtarëve të kushtetueses në seancën e javës së ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?