Rritja e pagës mesatare, Spahiu: Lidhet drejtpërdrejt me fushatën elektorale
Hapja e thesit nga ana e qeverisë, Herjola Spahiu eksperte për ekonominë, e ftuar në “A2BUSINESS”, tha se ritmi i rritjes së këtij viti është tejet shqetësues për momentin në të cilin jemi, pasi është shumë herë më i lartë se vitet e mëparshme. Për të ky nuk është momenti i duhur për ta bërë një premtim të tillë, ndërsa tha se nuk mund të mohonte, për nga mënyra se si u promovua, se nuk ka lidhje me fushatën zgjedhore.
Znj. Spahiu, a duhet bërë rritja e pagave në shtet dhe a duhet të jetë deri në 900 euro sikurse ja deklaruar kryeministri?
Mendoj që të gjithë janë shumë pozitivë për tendencën për rritjen e pagave, por ajo që është shqetësuese është ritmi i rritjes së këtij viti, që është shumë herë më i lartë se ajo që ne kemi realizuar në dy vitet e mëparshme. Dhe duke ditur në paralel se sa i ngushtë është buxheti shtetëror për të lejuar këtë rritje. Nuk është momenti i duhur ky për të bërë këtë premtim. Do të ishte më shumë pozitiv nëse njoftimi i rritjes së pagës do të kishte ndodhur në një moment tjetër, dhe jo kaq afër datës së zgjedhjeve lokale.
A lidhet kjo me fushatën elektorale?
Mënyra se si është promovuar është shumë e drejtpërdrejtë, nuk mund të them që nuk lidhet.
KOHA JONË SONDAZH

