Rritja e pagës minimale, Bozdo: Rama po kopjon Bashën
Kryeminsitri Edi Rama ka premtuar rritjen e pagës minimale nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë.
Por, bizneset e kanë kundërshtuart këtë vendim të Ramës, pasi rrit barrën fiskale.
Për ish zëvendës Ministrin e Ekonomisë Eno Bozdo, kryeministri Rama po kopjon platformën e PD dhe të kryetarit Lulzim Basha.
Eno Bozdo: ”Nëse Basha para një viti deklaroi që reformat tona ekonomike, dhe mënyra se ne duam ta zhvillojmë ekonominë, do të realizojë rritjen e pagës minimale në 300 mijë lekë të vjetra, Rama i cili është kryeministër, deklaron se këtë do e bëjë me shkopin magjik. Diferenca është shumë e qartë midis dy koncepteve të ndryshme për ekonominë. Koncepti i PD i Bashës, i cili do të zhvillojë ekonominë që të zhvillohej mirëqënia, dhe Edi Rama i cili e ka për fushatë elektorale.
I ftuar në ”RTV Ora”, Bozdo tha se rritja e pagës minimale nuk mund të bëhet në tavolinë, por duhen rishikuar kostot për punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Eno Bozdo: ‘‘Paga minimale është një pagë referente, tek e cila kalkulohen të gjitha detyrimet e punëmarrësit kundjrejt shtetit. Ne kemi në dorë që me një VKM, po të duam brenda një dite mund ta çojmë pagën minimale në 300 mijë lekë të vjetra, në 350. Çështja është që këtu rriten kostot për punëmarrësin dhe punëdhënësin. Kjo nuk mund të bëhet në tavolinë dhe nuk mund të serviret kështu nga kryeministri. Është e njëjta gjë që vërejmë te premtimet e Ramës, nuk mund t’i ketë copy paste.”
Sipas tij, Rama po kopjon Bashën edhe te rritja e pagave për mjekët apo për regjimin fiskal ndaj biznesit të vogël.”
Eno Bozdo: ”Është e njëja shifër e kopjuar nga kryeministri. Ashtu si përpara 4 ditësh, kopjoi programin e PD përsa i përket regjimit fiskal të biznesit të vogë. Diferenca është e tillë. Nëse Basha këtë gjë e ofron me një platformë, dhe në konceptin e PD, ringritja e ekonomisë është parësore. JNëse ne nuk ringremë ekonominë, të gjitha premtimet tona për rritje page, qoftë për mirëqenie apo punësim, nuk mund të realizohet.”