Rritja e rasteve me COVID-19, Brataj thirrje të fortë shqiptarëve: Jeta është e pakthyeshme, mos lejo që të…

Teksa vendi ynë po përballet me shifra të larta të të prekurve me COVID-19, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj vjen me një apel drejtuar qytetarëve.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Brataj i bën thirrje qytetarëve që të kujdesen për veten dhe të tjerët, duke mbajtur maska në ambientet e mbyllura.

MESAZHI I BRATAJT
Shqipëtar kudo ndodhesh !!
Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:
1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Dr. Skender Brataj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?