Rritja e rasteve me Covid-19, epidemiologu: Jo populli fajtori kryesor

Rritja e rasteve me Covid-19 në vendin tonë, sipas epidemiologut Fabian Cenko, vjen si shumatore e gjithçkaje që bën virusi, bëjnë njerëzit, institucionet dhe qeveritë. ”Është një virus i paparashikueshëm. Pa dyshim që në botë ka sëmundje shumë më të rënda, por janë sëmundje që dimë se si sillen. Ndërsa në rastin e koronavirusit shohim që gjysma e familjes e merr e gjysma jo. Është një virus që nuk njihet dhe mjekësia është më shumë në pozita mbrojtëse”.

Sipas doktorit, faji kryesor nuk është i popullatës për situatën e krijuar, por e institucioneve. ”Rritja e shifrave ditore në javët e fundit tregon që diku po gabojmë. Është një algoritëm shumë kompleks që nis me mënyrën se si institucionet ngrenë sisteme që monitorojnë, parandalojnë dhe kontrollojnë marrjen e masave.

Duhet të ketë burime njerëzore dhe financiare që t’i përgjigjen këtyre masave dhe në fund duhet që popullata të reagojë dhe t’i përgjigjet këtij standardi. Nuk mund të dalim para kamerave dhe ta fillojmë diskursin me popullatën.

Popullata është ajo që ne ndërtojmë. Nëse kemi dy muaj që themi popullata nuk po i përgjigjet këshillave, a e studion dikush se kush është arsyeja e kësaj? A është studiuar pse popullata nuk po i ndjek rekomandimet”,- tha në ”A2Cnn”.

SHKARKO APP