Rritja e rasteve me Covid-19, OBSH e shqetësuar përmend dhe Shqipërinë

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Europë, ka shqetësuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Sipas drejtorit rajonal të kësaj organizata, Hans Henri, në 11 vende përfshirë Shqipërinë, Armeninë, Suedinë, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut është vënë re një rritje domethënëse e rasteve të reja me Covid-19.

Ai shprehet se paralajmërimet e tij për rishfaqjen me forcë të transmetimit të Covid-19 tashmë janë realitet dhe shtoi se nëse nuk iu kushtohet vëmendja e duhur atëherë sistemet shëndetësore të këtyre vendeve mund të përballen me vështirësi.

Vendet për të cilat paralajmëron drejtori rajonal i OBSH janë Shqipëria, Armenia, Suedia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Azerbajxhan, Kazakistan, Bosnja, Kirgistan, Ukraina dhe Kosova.

SHKARKO APP