Rritja e rrogave për gjyqtarët, Sula: Njëri prej tyre merr sa 800 pensionistë dhe 140 profesorë
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka dalë kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës në seancën plenare, ai tha se njëri prej tyre merr sa 800 pensionistë dhe 140 profesorë.
“Duhet të jemi të kënaqur me rrogën? Ne nuk kemi mendjen në kokë. Ti bëjmë dëmin brezave të ardhshëm. Të gjithë jemi të vdekshëm. Politika nuk ka moral por për ato që janë hajdutë jua them me dorë në zemër duhet të reflektojnë të gjithë.
Qeveria ka trinomin: politikë, biznes dhe krim i organizuar për të blerë mediet dhe për të mbytur zërin e opozitës. Nivel mediokër për të rritur pagat e gjyqtarëve. Njëri merr 8 milionë lekë që paga e një gjyqtari sa për 800 pensionistë apo 140 profesorë. Por un mendoj dhe gjykoj se është diçka e përkohshme. Edhe komunizmi mori fund, regjimi socialist do e ketë fundit tragjik”, u shpreh Sula.