Rritja e shifrave të Covid-19, Ulqinaku: Shtrëngim masash nëse ezaurohen kapacitetet spitalore

Ditët e para të vitit nisi me shifra të ulta të Covid-19, por në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi rritje të rasteve të reja të prekur nga virusi vdekjeprurës. Epidemiologu Dritan Ulqinaku, thotë se paçka masave që qeveria mori për kufizimin e lëvizjes pas orës 20:30 nuk u ndaluan festimet në grupe të mëdha në banesa.

”Pavarësisht masave që u morën nga ana e qeverisë për një reduktim të orareve të lëvizjeve, prapë jemi shumë koshient që njerëzit festat e Vitit të Ri i gëzuan në mënyrën e tyre dhe shumë bashkime të familjeve të ndryshme kanë ndodhur duam apo nuk duam ta pranojmë. Mendoj se ka ardhur si rezultat i festave të fundvitit”.

Për të nuk është i nevojshëm shtimi i masave anti-Covid. Sipas tij, ato mund të ndryshojnë vetëm nëse kapacitete spitalore do të jenë në kolaps. ”Gjithmonë i shohim kapacitetet spirtalore dhe trendin e rasteve të infektuara. Në momentin që ne e përballojmë themi që pjesa tjetër le të vazhdojë të jetojë jetën, të punojë dhe të gëzojë. Duke pasur kujdes se rreziku është shumë prezent. Në momentin që këto kapacitete do të vijnë duke u ezauruar, edhe masat do të vijnë duke u shtrënguar”,-tha më tej në ”Ora News”.

SHKARKO APP