Rritja e temperaturave/Mjeku Topi: Shpresë që kurba të ulet por…

Shqipëria është në shtetrrethim dhe situata me të prekur rëndohet dita-ditës. Doktori Flamur Topi ka folur për “ABC News” për situtatën e shkaktuar nga koronavirusi. Sipas tij egziston mundësia që COVID-19 të largohet me rritjen e temperaturave. “Me ngrohjen e kohës ka vërtet shumë shpresa që kurba jo vetëm të bjerë, por edhe të eliminohet. Ky virus ka një përhapje më të madhe, në përmasen e një pandemie”.

Sipas tij rënia e vigjilencës njerëzore, e shtetit, e institucioneve që duhet të kishin marrë masa në kohë pasoi edhe me përhapjen masive të tij. Topi tha se nëse masat do të ishin marrë me kohë nuk do të ishim përballë kësaj situate. Ai gjithashtu u shpreh se bota u gjend e papërgatitur.

“Askush nuk është në gjendje të japë një shpjegim të saktë për numrin e lartë të vdekjeve. Mjekësitë ranë në gjendje kolapsi dhe në këtë mënyrë fillojnë zgjedhjet ndërmjet pacientëvee, vendos se kujt duhet t i japësh përparësi. Fëmijët për fat të mirë nuk janë të prekur nga ky virus, por duhet të tregojmë kujdes maksimal edhe për ta. Në asnjë mënyrë nuk duhet nënvlerësuar, edhe të rinjtë duhet të ndërgjgegjësohen, të tregohen më të kujdesshëm. Kapacitetet jetësore të mushkërive nuk janë në gjendje për të përballuar koronavirusin ndaj edhe janë më të prekur. Njerëzit janë të izoluar në familje, por të moshuarit duhet të qëndrojnë në dhomën e tyre, të izoluar”.

SHKARKO APP