Rritja ekonomike dhe borxhi publik, ekspertët: Situata alarmante!

Ndërsa Ministria e Financave detyrohet që të rishikojë me ulje rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, eksperti i ekonomisë Adrian Civici, argumenton se kjo ndodh për shkak se ajo është e paqëndrueshme, nuk është cilësore dhe ka elementë përjashtues.

Gjatë analizës së bërë në forumin e organizuar nga fondacioni “Friderish Ebert”, ai shprehet se  shkaku kryesor i rritjes ekonomike të dobët është produktiviteti i ulët i disa sektorëve.

Një tjetër element që tregon shëndetin e ekonomisë në vend, është dhe borxhi publik. Në këndvështrimin e ekspertit të ekonomisë, Selami Xhepa, Shqipëria ka nivel borxhi të paprecedentë, ndërsa jep sugjerime për mënyrën se si duhet trajtuar.

Lidhur me mungesën e transparencës për shifrat borxhit publik, qeveria shqiptare ka pasur kritika edhe nga institucionet ndërkombëtare dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Aktualisht niveli zyrtar i borxhit publik llogaritet në 67 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. /Scan

YouTube player

SHKARKO APP