Rritje e çmimit të bukës, për shkak të…

Shoqata e Prodhimit të bukës, ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë rritje të çmimit të saj. Kjo rritje do të vijë për shkak se bizneset nuk përfitojnë çmim të reduktuar të energjisë.

Enti Rregullator i Energjisë cakton një çmim më të ulët për biznese të tilla, 7.6 lekë/kwh, por sipas Shoqatës së Prodhuesve, OSHEE nuk i fut të gjitha furrat në këtë kategori. Nëse në këto mjedise gjenden pajisje të ndryshme elektrike (si frigorifer për shembull), atëherë kontrata e biznesit përfshin automatikisht çmimin 14 lekë/kwh.

Ky penalizim ka bërë që prodhuesit të paralajmërojnë rritje të çmimit, të cilët i janë drejtuar edhe Ministrisë së Energjisë në mënyrë që ta rishikojë si problem, në të kundërt do të ketë rritje të çmimit në gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?