Rritje e kërkesave për azil nga shqiptarët, Meta: Duhet politikë e re
Pas përfundimit të një aktiviteti të mbajtur nga Avokati i Popullit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë prononcimi të gjatë për mediat, u ndal tek disa çështje. Teksa prëmendi azilkërkuesit, Kreu i Shtetit theksoi se numri në 10 muajt e parë të këtij viti është rritur me 16% krahasuar me një vit më parë.
“Përveç pasojave të rënda të tërmetit që kërkojnë një angazhim të fortë të brendshëm dhe të jashtëm për t’i përballuar të gjitha ato pasoja të mëdha për qytetarët, bashkitë, komunat dhe shtetin, pasi do të paguhen nga taksapaguesit. Shqetësimi më i madh është një tërmet i përditshëm që lidhet me hemoragjinë e vendit të pandaleshme, që unë e quaj shpopullim. Ka qenë tronditëse të lexoja statistikat e muajit nëntor për azilin që tregonte një rritje shqetësuese në 16% nga janari në tetor të 2019 krahasuar me 2018. Në raport me Serbinë për 1 mijë banorë kemi 8.2 herë shifrën më të latë. Edhe largimi i Agron Tufës ishte lajm tronditës, që u kërcënua për shkak mendimeve. Tronditë ishte edhe mos reagimi i asnjë institucioni. Duhet të na bëjë të reflektojmë sa më shpejt se kjo humbje e besimit është përgjegjësi e këtij konflikti, që nuk mund të vijojë më për një Shqipëri pa shqiptarët. Politika duhet të reflektojë e para, pastaj shqiptarët. Shpresoj që ky fundviti dhe ky tërmet me shumë pasoja që na mësoi se më e rëndësishme se cdo gjë është jeta dhe shëndeti dhe është dashuria për njëri tjetrin të reflektojmë për një politikë të re, që drejton në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe që garanton llogaridhënie”.