Rritje pagash, pa produktivitet, BB: Në Shqipëri nuk janë rritur në të njëjtën masë gjatë viteteve të fundit

Rritja e pagave në vendin tonë gjatë viteve të fundit nuk është përkthyer në të njëjtën masë në rritje të produktivitetit, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit për rajonin. Kështu, sipas asaj që ilustron institucioni me bazë në Washington, rritja e pagës mesatare bruto gjatë periudhës 2015-2018 në vendin tonë është përkthyer në një rritje më të vogël të produktivitetit.

Gjithsesi, ky është një fenomen i përhapur në të gjithë rajonin, e madje në disa vende, si Serbia, në masë edhe më të madhe. Një tjetër e dhënë ndërkohë, tregon se, rritja e pagës minimale në vendin tonë ka bërë që të rritet edhe hendeku mes pagës minimale dhe asaj mesatare bruto.

Në vendin tonë, paga minimale është sa 48% e pagës mesatare bruto, thonë të dhënat, ndërkohë që dy vite më parë, ishte sa 43% e saj. Ndër të tjera, rritja ka bërë që Shqipëria të ngjitet në vendin e dytë në rajon sa i përket pagës minimale, duke qëndruar pas Serbisë.

SHKARKO APP