Rrjedhja e gazit zbardh të vërtetën, shkolla “Albania Qatar College” nuk ka qenë e regjistruar në ISHTI

Ditën e sotme rrjedhja e gazit në kolegjin   e vajzave “Albania Qatar College” helmoi 6 nxënës dhe detyroi evakuimin e të tjerëve.

Ndërkohë që detaje të reja janë zbardhur së fundmi. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se depozita e gazit është instaluar në muajin dhjetor nga vetë përgjegjësit e shkollës.

Kjo shkollë nuk rezulton të jetë regjistruar pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI).

Për këtë arsye nuk janë kryer kontrolle periodike për kushtet teknike të depozitës.

Ekspertiza në lidhje me rrjedhjen e gazit ka dalë në përfundimin që shkolla është e pajisur me dy depozita gazi. Njëra prej depozitave ka pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes. / Ora News

SHKARKO APP