Rrjedhje gazi në një karburant të Kombinatit, policia shpëton situatën

 

Në një pikë karburanti në zonën e Kombinatit në Tiranë ka pasur rrjedhje të konsiderueshme gazi, duke rrezikuar katastrofën.

Të paktën 3 mjete zjarrëfikëse mbajtën nën kontroll depozitat me ftohje konstante, deri në zbrazjen e plotë të tyre, duke shmangur rënien e zjarrit që mund të ishte qenë me pasoja mjaft të rënda jo vetëm për biznesin por edhe zonën aty pranë.

Sipas Policisë gjithçka është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik.

Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e defektit që çuan në rrjedhjen e gazit.

 

SHKARKO APP