Rrjet i ri ujësjellës-kanalizimesh tek “Vasil Shanto” dhe Njësia 2

Bashkia e Tiranës ka nisur një investim të rëndësishëm në një nga zonat e njohura të kryeqytetit.

Specialistët e UKT kanë nisur zbatimin e projektit që ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të kanalizimeve në rrugën ”Bajram Curri” pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Ky investim pritet që të eliminojë çdo problematikë të mundshme që rrjeti i vjetër i amortizuar mund të shfaqë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralelisht është punuar edhe në një lagje tjetër të kryeqytetit, në atë të “Xhavit Shyqyri Demneri”, ku edhe është ndërtuar një linjë të re të furnizimit me ujë. Tashmë të gjitha banesat e këtij blloku janë lidhur me rrjetin shpërndarës të Ujësjellësit të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?