”Rrjeta” e OFL, 17 emrat e ”të fortëve”

Pas letrave, masat pasurore të Operacionit Forca e Ligjit janë fokusuar në sekuestrimin e makinave të katër personave të njohur të botës së krimit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nxori urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara. Bëhet fjalë për automjetet e Saimir Taullaut, Dashamir Gjokës, Durim Bamit dhe të Landi Muharremit.

Operacioni Forca e Ligjit, ka 5 ditë në terre. Biznesi i parë i cili u vu nën sekuestro ishte kompleksi ”Golden” në Shijak, si dhe një karburant në pronësi të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim nga policia lidhur me rrëmbimin e Jan Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende. I njëjti operacion u shtri edhe në veri të vendit në Shkodër, ku u sekuestruan vila, banesa, automjete si dhe sipërfaqe tokash dhe trojesh të 7 anëtarëve të grupit Dukagjini, të dyshuar për rrëmbimin e biznesmenit nga Rrësheni. Në të njëjtën ditë, e njëjta strukturë dërgoi kërkesat për deklarimin e burimeve të pasurisë Lulzim Berishës i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Krimeve të Rënda dhe Ardian Çapjas i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale.

OFL bllokoi automjetet e blinduar Landi Muharremit personi i cili ishte në automjetin e me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, ku ndaj tyre u krye një atentat dhe Durim Bamit, i dënuar për veprën penale vjedhje me arme. Makinat iu sekuestrua edhe Saimir Taullaut për OFL një ndër personat e njohur të botës së krimit në Lushnje dhe Dashamir Gjokës i dyshuar për trafikim të qënieve njerëzore në Itali. Këtyre dy subjekteve bashkë me Emiljano Hysenaj dhe kushëririn e tij Edlir Hysenaj OFL iu kerkua edhe deklarimi i pasurise.

Rrjetës së forcës së ligjit nuk i shpëtuan as emrat si Plarent Dervishi i hetuar në Gjermani për trafikim të qënieve njerëzore dhe dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për 5 vrasje, dënim për të cilin Krimet e Renda i dhanë pafajësinë si dhe Suel Çela një nga personat i cili fillimisht u akuzua për vrasjen e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë lidhur me ngjarjen e ndodhur në shtator të 2017 në Elbasan pranë tregut agroushqimor. Emri i fundit i cili iu dërgua shkresa për deklarimin e pasurisë nga OFL është Arben Isufaj, i njohur ndryshe edhe me nofkën Ben Qimja, me banim në Fier. Sipas policisë, ai rezulton nën hetim në Itali, për veprën penale, Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Arben Isufaj, ka arritur të mbyllë disa procese gjyqësore, me disa beteja të gjata prokurori-gjykatë.

SHKARKO APP