Rrjetet sociale, gropë e sherreve mes të rinjëve! 19-vjeçari vr*tet me th*kë

Rrjetet sociale vijojnë që të shkaktojnë viktima në vend. Një i ri u shua këtë të hënë në Fier. Sherri mes dy adoleshentëve degradoi në përdorimin e thikës. Grei Bihuci, 19-vjeç humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë në qendër të Fierit nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia.

Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale ”Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin ”Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi. Gjatë ditës së sotme ai ka qenë në shkollë dhe ka bërë vetëm dy orë, duke lënë orët e tjera të mësimit. Vetëm një orë më pas u shënua krimi tronditës që kthen edhe njëherë në vëmendje dhunën mes adoleshentëve.

Autori i dyshuar Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19-vjeçarin dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte. 20-vjeçari ka hyrë në sallën e kirurgjisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve konflikti mund të ketë nisur poshtë urës Gjanica dhe në përpjekje për të shpëtuar 19-vjeçari ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP