Rrjeti greko-shqiptar i kokainës, pjesë e bandës dy policë
Policia greke shkatërron një organizatë kriminale greko-shqiptare që merrej me shitjen e lëndëve narkotike.
Pjesë e rrjetit mësohet se janë dhe dy policë. Gjithëse janë arrestuar 9 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim mes tyre një shqiptar. Banda ishte e vendosur në Athinë, por edhe në zonat e Trikalas dhe Grevena. Ata tregtonin drogë në Attica dhe në Greqinë veriore.
Burime policore bëjnë me dije se në rrjet janë të përfshirë një oficer i sigurisë që shërben në Athinë dhe një oficer policie nga rajoni i Grevenas. Banda qarkullonte sasi të kokainës dhe substancave të tjera narkotike dhe përbëhej nga grekë dhe shqiptarë.
Informacionet paraprake tregojnë se oficerët e policisë luajtën një rol qendror në organizatë. Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë. Policia mësohet se i mbante nën vëzhgim prej disa muajsh.Të arrestuarit pritet të paraqiten në zyrën e prokurorit.
KOHA JONË SONDAZH

