Rrjeti i prostitucionit në Durrës, “pazari” nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë

Pas arrestimit të 15 personavë në Durrës për prostitucion kanë dale edhe detajet e para.

Nga 15 të arrestuarit, 4 ishin klientë, 8 prostituta dhe 3 persona ishin tutorët e tyre.

Nga hetimet e prokurorisë është zbuluar se në lagjen nr.13, Plazh Durrës, konkretisht ne vendin e quajtur ish-tregu i makinave, ndodhet një hotel, i cili administrohet nga shtetasja S.S.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ambjentet e këtij hoteli ushtronin prostitucion vajzat R.C., D. Gj, M.K., S.R., E.G., S.H., E.I. dhe D.D., ta cilat pasi siguronin klientët në ambjente të ndryshme dhe binin dakort për pagesën, i drejtonin ata për nga hoteli, me qëllim kryerjen e marrëdhenieve seksuale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pagesa varionte nga 1.000 deri në 4.000 lekë të reja.

Këto vajza kanë rënë dakort me administratoren S.S., si edhe me persona të tjerë, V.K. dhe E.Xh., që do t’i japin atyre gjysmën e pagesës që kanë rënë dakort me klientin, me qëllim përdorimin e dhomave të këtij hoteli.

Në momentin që vajzat futeshin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, S.S. qëndron jashtë, e ulur në një tavolinë, me qëllim që të kontrollojë lëvizjet e vajzave dhe personave që futeshin në dhomat e hotelit.

Mbi 15 personat e ndaluar rëndojnë akuzat për veprat penale të ”Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, ”Shfrytëzimit të Prostitucionit” dhe ”Prostitucioni”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?