“Rroftë banania!”, Berisha: Si importohet kokaina. Konsumi në Shqipëri 7.3 kg për frymë, në Maqedoni…

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se bananet janëë frutat me të cilin importohet kokaina nga Amerika Latine, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, me sa duket duke marrë shkas nga kapja e ngarkesave me drogë në kontejnerët e bananeve, Berisha shkruan se Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumin e kokainës dhe konsumi i bananeve në vend është shumë herë më i madh se në Maqedoninë e Veriut, vendi ynë fqinj.

Sipas Berishës, në Shqipëri konsumi i bananeve është 7.3 kg për frymë.

POSTIMI I BERISHËS
Rroftë banania!
Nga bananet tek Republika e Kokainës!
Miq, bananet janë bërë frutat me të cilat mafia shtetërore importon kokainën nga Amerika Latine. Falë saj, në narkoshtetin e Edvin Mafisë, Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumin e kokainës por edhe konsumi i bananeve në Shqipëri është dhjetëra herë më i madh se në Maqedoninë e Veriut. Kështu, në Maqedoninë e Veriut konsumi i bananeve është 0,05 kg për frymë, në narkoshtetin e Edvin Mafisë është 7.3 kg për frymë?!?!
Kështu miq, nuk mbetet gjë tjetër vetëm të brohorasim: Rroftë banania se na solli republikën e Kokainës! sb

SHKARKO APP