Rrogozhinë, ndërpritet procesi votimit në një QV. Shkak për këtë është bërë…

Në qendrën e votimit nr.22-23 në Rrogozhinë, është ndërprerë procesi i votimit. Shkak për këtë është bërë fotografimi i votës.

”I është bërë foto fletës së votimit. Do të mbyllet votimi deri sa të vijë kryetari i KZAZ”,-u shpreh një vëzhgues. Në këtë qendër votimi pritet që të votojë edhe kandidati i Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha.

Rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?