Rrogozhinë, nënkryetarja e KQZ-së: Kemi vënë re prezencën e personave të paautorizuar në Qendrat e Votimit
Nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku në një prononcim për mediat tha është vënë re prezencën e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit.
“Pajisjet kanë qenë në rregull. Kemi pasur nevojë për një ndërhyrje dhe është kryer, problemi ka qenë minimalist. U pezullua 10-15 procesi i votimi. Ishte problemi i printimit.
Kjo është përgjegjësi e komisionerëve, të cilët kanë përgjegjësi ta shmangin dhe të parandalojnë duke njoftuar zgjedhësit se nëse kanë pajisje për fotografimin e votës t’i depozitojnë ato.
Lidhur me këtë problematikë, e hasa në 4 QV në shkollën Lekaj, ku vihej re prani e personave të paautorizuar, të cilët nuk duhet të rrinë në Qendrat e Votimit. Kanë shkuar dhe përfaqësues të KQZ-së për ta verifikuar si situatë.
Rregulli është që personat që duhet të gjenden në QV janë administrata zgjedhore, vëzhguesit e akredituar dhe zgjedhësit në radhë, çdokush tjetër është në shkelje të ligjit”, deklaroi Pelinku.