Rrokaj: Bojatisja e Lasgushit dhe Air Albania

Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj e cilëson si propagandë të Edi Ramës prezantimin e kompanisë ajrore “Air Albania”.

“Si nuk iu nda boja këtij kryeministrit tonë. E mori avionin turk, i futi bojën dhe na e bëri shqiptar. Kështu bëri edhe me pallatet që të ngjanin si të reja. Por shpejt edhe këtij avioni do t’i dalë boja. Kompania është turke, boja është shqiptare, duke bërë me bojë edhe edhe Lasgushin e madh. Ditët në vijim do të zbardhin çfarë mbulon kjo bojatisje, që vetëm “Air Albania” nuk është”,- shkruan në Facebook deputeti Shezai Rrokaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?