Rrokaj: Investimi te rinia është një investim për të ardhmen e Shqipërisë

 

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi një takim mjaft entuziast me qindra të rinj, votues për herë të parë, në Njësinë Bashkiake nr. 1 në Tiranë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i LSI-së për Tiranën,  Shezai Rrokaj, kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim,  Endrit Braimllari, si dhe nënkryetarja e LRI-së, njëherazi deputete e Kuvendit të Shqipërisë,  Kejdi Mehmetaj. Në këtë bashkëbisedim u diskutuan disa nga problematikat që kanë të rinjtë e njësie 1.

Në fjalën e tij kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, z. Shezai Rrokaj, tha se LSI-ja është me fat që punon me të rinjtë, sepse vetëm rinia ka energjinë e duhur, vizionin e duhur, sinqeritetin e duhur për të shkuar përpara.

“Investimi tek rinia është investim për të ardhmen, ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim e ka në qendër të vëmendjes investimin për rininë nëpërmjet përfaqësimit të saj në të gjitha strukturat e vendimmarrjes. Ju duhet të jeni pjesë e vendimmarrjes në mënyrë që Shqipëria të bëhet më e mirë. Ju nuk keni arsye që ta braktisni vendin tuaj, ju nuk keni arsye që të braktisni Tiranën, por të gjithë bashkë e bëjmë Shqipërinë më të mirë, të gjithë ne bashkë e bëjmë Tiranën më të mirë, një Tiranën të denjë për të gjithë qytetarët, një Tiranë që gjeneron punësim dhe që i jep shërbime për qytetarët e saj, më të pastër, më të gjelbër, me më shumë terrene sportive, me më shumë shkolla, me më shumë mundësi për të rinjtë”, – tha kryetari i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj, duke nënvizuar se “të gjithë bashkë ne jemi një forcë që do të bëjmë ndryshimin”.

SHKARKO APP