Rrugën kombëtare Shijak-Durrës, cila firmë e ka masakruar?!
Nuk janë pamje që vijnë nga Siria e lutës disa-vjeçare, por nga zemra e Shqipërisë.
Është aksi kombëtar Shijak-Durrës, një prej zonave më të rëndësishme të vendit, edhe në aspektin ekonomik, por që është lënë në mëshirë të fatit.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, dërguar nga një qytetar në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha, rruga është mëse e amortizuar dhe shkak që shumë biznese përreth saj të falimentojnë.
“Përshëndetje doktor. Rruga nacionale Shijak-Durrës. Mos e bëfshin pikën e hajrit ishalla se, gjithë këto servise që ka kjo rrugë po falimentojnë se nuk vjen më njeri nga rruga është bërë gangrenë”. /Syri.net/
KOHA JONË SONDAZH

